Studio dizajni · Prishtinë

Jepi markës
karakter.

Nga logoja te fushata e radhës, MA Creative ndërton identitete vizuale dhe dizajnon përmbajtje që njerëzit e dallojnë me një shikim.

Çfarë krijojmë për ty.

Katër mënyra për t’i dhënë markës një pamje të vetën, nga identiteti te përmbajtja e përditshme.

Branding & identitet vizual

Logo, tipografi, paletë ngjyrash dhe udhëzues që e mbajnë markën të dallueshme.

Drejtim kreativ

Koncepti, stili dhe mesazhi që i lidhin të gjitha pamjet e një fushate.

Dizajn për rrjete sociale

Postime, story dhe modele të ripërdorshme që duken si pjesë e së njëjtës markë.

Materiale marketingu

Postera, kartëvizita dhe materiale digjitale e të shtypura për fushatën tënde.

Projektet e studios.

Identitete vizuale, fushata dhe punime për rrjete sociale. Hape një projekt për të parë si mori formë.

Më shumë punime në Behance

Studioja

Pas çdo forme,
një ide.

Jam Melisa Arifi, dizajnere grafike dhe menaxhere e rrjeteve sociale pas MA Creative. E nis me një pyetje të thjeshtë: çfarë duhet të kuptojë dikush kur e sheh markën për herë të parë?

Nga përgjigjja ndërtoj sistemin vizual: logon, tipografinë, ngjyrat dhe mënyrën si punojnë bashkë në ekran e në print.

Projekti yt i radhës

Ke një ide?
Jepi formë.

Më trego çfarë po krijon, çfarë të duhet dhe kur dëshiron ta nxjerrësh në publik. Bashkë e kthejmë në një drejtim të qartë vizual.

Tregomë për projektin
Melisa ArifiPrishtinë, Kosovë
creativema99@gmail.com macreative99@hotmail.com +383 44 308 910 Instagram