Branding & identitet vizual
Logo, tipografi, paletë ngjyrash dhe udhëzues që e mbajnë markën të dallueshme.
Studio dizajni · Prishtinë
Nga logoja te fushata e radhës, MA Creative ndërton identitete vizuale dhe dizajnon përmbajtje që njerëzit e dallojnë me një shikim.
Katër mënyra për t’i dhënë markës një pamje të vetën, nga identiteti te përmbajtja e përditshme.
Logo, tipografi, paletë ngjyrash dhe udhëzues që e mbajnë markën të dallueshme.
Koncepti, stili dhe mesazhi që i lidhin të gjitha pamjet e një fushate.
Postime, story dhe modele të ripërdorshme që duken si pjesë e së njëjtës markë.
Postera, kartëvizita dhe materiale digjitale e të shtypura për fushatën tënde.
Identitete vizuale, fushata dhe punime për rrjete sociale. Hape një projekt për të parë si mori formë.
Studioja
Jam Melisa Arifi, dizajnere grafike dhe menaxhere e rrjeteve sociale pas MA Creative. E nis me një pyetje të thjeshtë: çfarë duhet të kuptojë dikush kur e sheh markën për herë të parë?
Nga përgjigjja ndërtoj sistemin vizual: logon, tipografinë, ngjyrat dhe mënyrën si punojnë bashkë në ekran e në print.
Projekti yt i radhës
Më trego çfarë po krijon, çfarë të duhet dhe kur dëshiron ta nxjerrësh në publik. Bashkë e kthejmë në një drejtim të qartë vizual.
Tregomë për projektin